
Kryeministri flet për procesin e votimit për president, deputeti i PDK-së ironizon deklaratat e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me procesin e votimit për presidentin e vendit.
Gjatë deklaratës së tij, Kurti ka akuzuar opozitën për bllokadë institucionale, duke theksuar se veprimet e tyre po pengojnë funksionimin normal të institucioneve dhe proceset demokratike.
Pas këtyre deklaratave ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
Behrami ka ironizuar me një koment të shkurtër në rrjete sociale, duke thënë: “Herët ia paska nis me pi sonte!”



