Kallas thotë se zgjedhjet në Kosovë po shkaktojnë vonesa në dialog

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se proceset e shpeshta zgjedhore kanë ndikuar në shtyrjen e një raundi të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel liderësh, shkruan KOHA.

Ajo tha se kishte pajtueshmëri nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për takim, porse tash në Kosovë po afron një cikël i ri zgjedhjesh, çka sipas saj, e shtyn procesin.

banner

“Ne në fakt kishim planifikuar dialogun Beograd-Prishtinë në nivel të lartë politik. Kisha marrë pajtimin nga të dy liderët, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, por tani në Kosovë po afrohen sërish zgjedhjet, gjë që natyrisht e shtyn këtë proces”, ka thënë ajo para gazetarëve, para nisjes së takimit me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës.

Kallas megjithatë ka thënë se po punon me palët lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash nga dialogu.

“Megjithatë, unë po punoj veçmas me të dyja palët, në mënyrë që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, ka  thënë ajo.

E pyetur se çfarë pret nga takimi i sotëm, Kallas ka thënë se do të diskutojnë zgjerimin dhe atë se çfarë mund të bëj në më shumë që të ecin përpara me reformat.

“Po ashtu do të diskutojmë bashkëpunimin lidhur me përballjen ndaj kërcënimeve hibride, të cilat janë të pranishme edhe në Ballkanin Perëndimor. Kemi pasur përvoja dhe praktika të mira nga Moldavia. Tani po punojmë edhe me Armeninë. Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë të njëjtën gjë, pasi edhe ato po i shohin sulmet kundër demokracive të tyre. Po diskutojmë gjithashtu për sigurinë dhe mbrojtjen, veçanërisht për partneritetin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Malin e Zi, për shembull. Ajo që ne presim prej tyre është gjithashtu harmonizimi me politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë, si dhe reformat që duhet t’i zbatojnë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.