Ismaili: Do të ketë rënie të VV-së dhe rritje të PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, thotë se në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit Lëvizja Vetëvendosje do të ketë rënie e PDK-ja do të ketë rritje.

Ismaili në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se qytetarët në ditën e zgjedhjeve do të kenë dy opsione.

banner

“Fokusi ynë është ta rrisim votën tonë, t’i paraqesim planet tona. E po shkon në mënyrën që do të shohim ndryshim në skenën politike. Besoj se do të ketë rënie të Lëvizjes Vetëvendosje, e do të ketë rritje të votave të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky është synimi ynë”, ka thënë Ismaili. “…Kemi dy opsione. Një opsion të një politike stabile, zhvillimit, politikë ku çdo qytetar ndihet i respektuar dhe ec përpara vendi drejt zhvillimit. Ke më pas politikë tjetër, konflikt, konflikt, konflikt, mungesë investimeve, përçarje dhe arsyetime. Janë dy ofertat. Një e kemi parë qe 6 vjet që z. Kurti arsyetohet në mënyrë banale me estetikën e tij”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.