Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka zhbllokuar punimet për aeroportin e Vlorës, duke rikthyer të drejtat e kompanisë MABCO Constructions S.A., në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, për administrimin e shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport”.

Me vendimin e fundit, Gjykata hoqi pengesat që i ishin vendosur MABCO-s në administrimin e kantierit, duke i dhënë fund ngërçit disa mujor mes ortakëve të projektit.

banner

Konflikti kishte nisur pas pretendimeve të kompanisë 2A Group për kontrollin e 47% të aksioneve të aeroportit, çështje që kishte përfunduar në procese gjyqësore.

Si pasojë e vendimeve të mëhershme, të drejtat administrative të MABCO-s ishin pezulluar që nga shtatori i vitit 2025, ndërsa kontrolli i përditshëm i kantierit kishte kaluar te 2A Group.

Gjatë kësaj periudhe pati ngadalësim dhe më pas bllokim të punimeve, tensione mes palëve dhe raportime për pengim të hyrjes së punonjësve në kantier.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i situatës dhe rifillimi i plotë i punimeve në aeroportin e Vlorës, projekt që konsiderohet strategjik për turizmin dhe ekonominë e jugut të Shqipërisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.