
Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka pritur në takim kongresistin republikan amerikan, Keith Self, të cilin e cilësoi mik të madh të popullit të Kosovës.
“Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self”, shkroi Osmani.
Ajo tha se gjatë takimit e kanë falënderuar për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, deklaroi Osmani.
Sipas saj, në takim është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin me administratën Trump.
“Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, u shpreh Osmani.



