
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, ndërsa në një nga vendimet ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e masës “mbështetja e mërgatës”. Me këtë shumë mbështeten linjat e fluturimit, siç ka thënë Qeveria, për “destinacionet që i shërbejnë mërgatës”.
Ky vendim vjen vetëm pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 2,000,000.00 € (dy milionë euro), për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, ka njoftuar Qeveria.
Po ashtu në mbledhje janë ndarë edhe mjete buxhetore për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, tetë mijë euro, për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026, e cila do të mbahet me datë 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës; për “Kosova Global Talent Center”, ndahen 70,876.79€, për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin korrik 2026; për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 3,500€ për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga data 10 deri në datën 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit. Po ashtu u aprovua lista e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme./Koha



