
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij dëshiron krijimin e një qeverie nga partitë opozitare.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini tha se opozita duhet të bashkohet për të mos lejuar, sipas tij, vazhdimin e bllokimit të shtetit nga pushteti aktual.
“I ftoj dy partitë e tjera me u bë bashkë… me ndërtu një qeveri të opozitës”, ka deklaruar Gjini.
Ai tha se është i vetëdijshëm se AAK-ja do të ishte partneri më i vogël në një koalicion të tillë, por shtoi se situata kërkon bashkëpunim politik.
“Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, Kosova ka me pësu shumë keq”, u shpreh ai.
Gjini kritikoi edhe qasjen e pushtetit aktual, duke thënë se disa veprime po dëmtojnë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.



