
Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, duke thënë se, po të varej nga ai, të gjithë deputetët shqiptarë do të mblidheshin për ta zgjedhur Thaçin President të Republikës.
“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës. 100 vota”, ka shkruar Sadiku.

Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte mesazh politik ndaj Gjykatës Speciale dhe Serbisë.
“Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar ai.



