
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë.
Në një deklaratë të lëshuar pas aktgjykimit të Speciales në Hagë, MPJ-ja kroate ka theksuar se ky aktgjykim nuk e ndryshon as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Përgjegjësia individuale e një individi nuk mund të jetë bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Më tej është thënë se krimet dhe represioni i regjimit të Millosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës nuk duhet të relativizohen./KOHA



