
Shkruan: Kimete Berisha
Haga qesh, petullat shpërndahen!
Situata qesharake I:
- Një protestues me megafon: “Kërkojmë drejtësi…Ku është Ganja?’;
- Disa marshuan me pankarta ku shkruante:
‘Haga, pse nuk vjen tek ne në Kosovë?
- Asnjë aeroplan nuk ka ardhur për drejtësi!
- Një burrë me bistek, thirri: ‘A më duket në turmë e pashë Mick Jagerin’?
- Një i ri mbante në duar një qese plastike: “Këtë e kam sjell si provë të pafajësisë sime.
Haga do ta kuptojë se për çka e kam fjalën’. - Një plak ulur në stol:
‘Kur isha i ri, protestonim për flamur.
Tani protestojmë me flamur, për drejtësi,… çfarë po ndodh këtu’!
Thënie qesharake I:
- Nëna ime thoshte: Mos u ngut, mos dil në protestë pa hëngër bukë, se nuk i dihet…
- ‘Me zemër e mendje jam edhe unë atje, Komandant”. – tha Edi Rama.
- E Trupi?
Ai ka mbetur në Tiranë. - Pikërisht ky është pasioni i Edi Ramës për Hashim Thaçit: mendja fluturon, trupi qëndron….
Situata qesharake II.
- Një tjetër protestues vendosi një shishe ujë mbi kokë si “ndihmë ndaj gjykatës” dhe tha:
“Ta provosh drejtësinë evropiane… pa u lagur nuk ka efekt!” - Një grup protestuesish u ndalën në mes të rrugës dhe filluan të bëjnë garë se kush e mban më gjatë pankartën në erë.
- Një plak i mërzitur tha:
‘Kur unë protestoja për bukën e gojës, të paktën e dija çfarë kërkoja.
Tani… protestoj për diçka që s’e kuptoj…
Kundër kujt po protestojmë’? - Një vajzë flokëkuqe shpërndante petulla falas dhe thoshte:
‘Po ua jap drejtësinë me kafshatë… shpresoj t’ua kap mendja’. - Veterani i traktorit’ mbante pankartën: “Drejtësi!” dhe e shikonte drejtësinë me teleskop.
Thënie qesharake II:
- Një burrë me megafon këndonte ‘A vritet pafajësia’, por zëri i ngecte ndërmjet hotdog-ut dhe Colës.
- Një grup u lidhën me kusht se ‘Më parë e gjen një çetnik në protestë se sa një aktivist të LDK-së’!
Situata qesharake III:
- Dy protestues bënin garë se kush e mban më gjatë pankartën në erë.
- Një burrë priti derisa të binte terri që të vishte syze dielli në mes të natës për t’u dukur “profesional.”
- Një vajzë u fotografua duke recituar ‘A vjen për mu pranvera’, mbi pankartë.
- Një protestues kish vendosur një çadër të vogël midis turmës: “Protestoj edhe në shi’!
- Një burrë mbante në dorë një shkrepsë për të treguar “lartësinë morale.”
Thënie qesharake III:
- Një grup protestuesish e dëgjonin Salën, duke thënë për veten: ‘Unë jam heroinë’! Njëri prej tyre ia vërtetoi: Po, vërtetë, anipse nuk vërehesh!
- Një plakë e pyeti shokun tim Adriatikun, se kush është Rankoviqi, për të cilin Thaçi thoshte që na e ka falë Veriun!
- Nuk mori përgjigje.
Situata qesharake IV.
- Një plak shpalli se ka hyrë në grevë urie… si viteve të nëntëdhjeta, atëherë…kur greva kishte iftar!
- Ish Ambasadari Boch, erdhi në protestë pasdreke!
Tha se në vitin 1999 ‘UÇK ishte çizme e NATO-s’, tash çka është: ‘jadrankë e NATO-s’.
- Askush nuk qeshi, sepse me ‘çizme’ ne nënkuptojmë ‘Pushtuesin’.
- Padashje Boch tha se, ‘UÇK ishte pushtuese e NATO-s’!
- Një fëmijë pyeti: “Pse njerëzit bëjnë kaq zhurmë për drejtësi?”
- Babai ia ktheu: “Shuj, mos më merr në qafë’!
- Një burrë vendosi plis në kokë, për të treguar “përgjegjësinë e protestës”.
- Vajza që e moderoi protestën, i kish lyer buzët me karmin të kuq, për ta kombinuar me flamurin kombëtar.
- Porosia për Hagën: E kuqe.
Thënie qesharake IV:
- Një vajzë mbuloi pankartën me shami të zezë: “Tani drejtësia duhet të na gjejë.”
- Një këngëtar dasmash tha se Arif Vlladi është patriot me parapagim.
- U pagua për këngën ‘Himni i UÇK-së’!
Situara qesharake V.
- Një grup tentoi të formojnë një zinxhir njerëzor… por ranë mbi vetveten.
- Një burrë tentonte të bisedojë me një statujë: “Ti duhet të më kuptosh, drejtësi!”
- Një fëmijë tjetër pyeti: “A mund të marr pjesë me kukull?
Protestuesi: “Po, çdo gjë ka kuptim sot.” - Një vajzë përdori një ventilator për të shpërndarë broshura:
‘Shpërndaj drejtësinë me erë!”
25.Një burrë i ri e vendosi pankartën në biçikletë dhe e voziti rreth turmës.
Thënie qesharake V:
- Një plak tentoj të fluturojë me balonë të mbushur me helium: “Drejtësia është lart!”
- Një grup kish vendosur megafon për zogjtë: “Shpërndaj mesazhin!”
Situata qesharake VI:
- Një burrë mbushi gota me ujë për të simbolizuar drejtësinë… dhe i derdhk mbi vetveten.
- Një vajzë tregoi orën e saj pembe: “Koha për drejtësi është tani… ose vonë.”
- Një plak tha: “Unë kam protestuar para se të lindin këto rregulla.”
- Një burrë vendosi maskë të arushës dhe tha: “Unë jam drejtësia e egër.”
- Një vajzë me flokë gërshetë shkruante në pankartë: “Drejtësia nuk ka wifi?!”
Thënie qesharake VI:
- Një grup mbanin fletë me shprehje absurde: “Kur protesta fillon, shpirti pushon.”
- Një grup protestuesish shprehën pakënaqësinë se pse protestuesit nga Kosova nuk u nisën këmbë për në Hagë, për t’u dukur ptotesta serioze, se kjo protestë është luksoze potencoi njër burrë serioz i Junikut.
P.S. 1: Drejtësia nuk u gjet, por karmini i kuq i moderatores mbijetoi deri në fund të protestës. 💄
P.S. 2: E unë? Duket se po lyp “rrehë”! 😅
P.S. 3: Kërkoj… Oh. mos më “mbytni” edhe pak! 🫣
Mua djalosh, nuk më gjen në
teqe, por më gjen në epitaf!



