Jasir Asani: Taravari u ngrit nga Gostivari, por e braktisi i pari në kohën e krizës se epidemisë

Shkruan Jasir Asani

-Gostivari i pari e ngriti Taravarin. Pse Taravari i pari e braktisi Gostivarin?
-Ku është Taravari!? Pse e harroj Gostivarin, pse e la në baltë Valbon Limanin?!

banner

-Fakti që për 5 javë, Taravari nuk po bëhet i gjallë, por as nuk i del në krahë Valbon Limanit, i cili e shpëtoi politikisht, hap shumë dyshime, pse Arben Taravari nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale për epideminë në Gostivar.

-Për më shumë se dy javë, gjysma e qytetit u helmua, udhëheqësit po rrezikojnë Burgun, e ai vazhdon të fshihet, mijëra qytetarë u përballën me pasojat e ndotjen e ujit të pijshëm. Familje të tëra kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa Gostivari jetoi ditë ankthi dhe pasigurie.

-Mos vallë duhet të dalë e të tregojë, a nuk i interesojnë qytetarët, a nuk i bëhet vonë për Valbonin, ose po frikësohet nga diçka tjetër?

-Në anën tjetër funksionarët e VLEN-it ishin në terren përfshi edhe bashkëkryetarët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.
-Heshtja e Arben Taravarit dhe BDI-së ka ngritur shumë pikëpyetje.

-Arben Taravari ia ka borxh një spjegim qytetarëve!

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.