Kërçeli: Vetëvendosje ka zgjedhur më së shumti ish-luftëtarë të UÇK-së

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas rezultateve të fundit zgjedhore, duke lënë të kuptohet se subjekti i tij politik po synon edhe një mandat shtesë në Kuvend.

“Në pritje të ulëses së 52-të”, ka shkruar ai.

banner

Kërçeli ka ngritur edhe çështjen e përfaqësimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në legjislaturën e re, duke theksuar se lista e Vetëvendosjes ka zgjedhur më së shumti ish-luftëtarë të UÇK-së.

“Cila listë ka arritur të zgjedhë më së shumti deputetë ish-luftëtarë të UÇK-së? Dhe pse pikërisht Lëvizja Vetëvendosje!”, ka shkruar ai.

Deklarata e tij vjen në kohën kur po vazhdon numërimi i votave të mbetura, përfshirë ato me postë nga diaspora, të cilat mund të ndikojnë në ndarjen përfundimtare të mandateve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.