Ramush Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Pas 6 vitesh, ku janë termocentrali i ri dhe projekti i gazit?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve në sektorin e energjisë dhe për shmangie nga përgjegjësia.

Haradinaj ka thënë se Kurti vazhdon të flasë për të kaluarën, ndërsa sipas tij nuk ka përgjigje për problemet aktuale të vendit.

banner

“Kur nuk ke rezultate, flet për të kaluarën. Kur nuk ke projekte, flet për projekte që nuk u realizuan”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar sektorit energjetik, Haradinaj ka vlerësuar se gjatë pesë-gjashtë viteve të qeverisjes së Vetëvendosjes nuk është ndërtuar asnjë termocentral i ri, asnjë central me gaz dhe asnjë kapacitet i ri bazik prodhues.

“Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku është termocentrali i ri? Ku është centrali me gaz? Ku është projekti që do ta bëjë Kosovën më pak të varur nga importi?”, ka theksuar ai.

Sipas Haradinajt, gjatë qeverisjes së Kurtit janë shpenzuar mbi 923 milionë euro për import të energjisë elektrike, ndërsa ai ka krahasuar këtë periudhë me mandatin e tij si kryeministër, kur sipas tij Kosova arriti njohjen ndërkombëtare të zonës rregulluese energjetike dhe fuqizimin e KOSTT-it.

“Ne forcuam sovranitetin energjetik të Kosovës. Ju po menaxhoni pasojat e mungesës së investimeve strategjike”, ka deklaruar Haradinaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.