
Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Hasani ka pasur një pretendim në lidhje me temën e presidentit.
Sipas tij, Albin Kurti, kryeministër në detyrë, kërkon një robot për president.
“Kurti kërkon, ajo cfarë thotë efektivisht nënkupton një robot, një dicka që s’ka tru, një lojalitet absolut, të cilin e ka pasur në dy, në tri vitet e para me zonjën Osmani, e cila ka qenë e tillë” – tha Hasani.



