Oda Ekonomike kërkon sqarime për taksat e reja të Prishtinës: Çdo kosto shtesë i bartet qytetarit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me draft-rregulloren e Komunës së Prishtinës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, duke thënë se çdo taksë e re për bizneset përkthehet në kosto shtesë që në fund bartet te qytetarët.

Komuna e Prishtinës ka nxjerrë për konsultim publik Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Ajo parasheh ndryshime në mënyrën e taksimit të bizneseve, duke përcaktuar tarifa vjetore sipas llojit të veprimtarisë ekonomike.

banner

Kryetari i OEK-ut tha se ende ka paqartësi rreth mënyrës së zbatimit të disa prej masave të propozuara dhe kërkoi sqarime shtesë nga komuna para miratimit të rregullores.

“Për neve është e paqartë, për shkak se sipas paraqitjeve publike, aq sa kemi pas mundësi me pa, taksa thuhet që do të vendoset vetëm për vetura, por jo edhe për makineri ose mjete të punës. Për këtë arsye jam ndoshta i paqartë. E dyta, në qoftë se vendoset ndonjë taksë, se vendosja e çfarëdo takse qoftë, ajo është kosto ekstra për biznesin. Dhe padyshim, siç e thashë, i bartet konsumatorit se e rrit çmimin. Kështu që prapë i bëjmë thirrje zyrtarëve të komunës që, në një afat sa më të afërt, para se të dalë për votim kjo rregullore, para se të finalizohet, ta kemi edhe një takim në mënyrë që ta qartësojmë edhe më shumë se si do të implementohet”, ka deklaruar Rafuna për Ekonomia Online, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.