E kritikuan ashpër, Çitaku takohet me ambasadorin britanik – flasin edhe për Gjykatën Speciale

Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, ka vizituar PDK.

Hargreaves u mirëprit nga Vlora Çitaku, u.d. e Kryetares së PDK, e cila kohë më parë e kishte kritikuar për një deklarim të ambasadorit britanik rreth gjykimit në Gjykatën Speciale.

Sipas njoftimit të PDK, tema e gjykimit në Hagë është folur gjatë takimit.

Postimi i plotë:

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Prishtinë, 05 nëntor – Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Çitaku e vlerësoi pozitivisht përmbylljen e formimit të institucioneve, duke theksuar se tashmë nevojitet përqendrim në adresimin e sfidave të qytetarëve dhe në avancimin e prioriteteve shtetërore.

“Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Çitaku.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Çitaku nënvizoi rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të drejtësisë, të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të vendimmarrjes së mbështetur në fakte e prova, të pavarur nga ndikimet politike.

Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët e saj, si dhe përkushtimi ndaj perspektivës euroatlantike të vendit, me synim anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.