
Donika Gërvalla, kryetare e GUXO-s, ka folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë.
Në KTV, Gërvalla ka vlerësuar se ka më shumë vota se tre liderët e opozitës.
“Pozicioni im si kryetare e partisë Guxo në kuadër të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje është forcuar përsëri me këto palë zgjedhje. Unë kam dalë më mirë se të gjithë liderët e opozitës. Kam dalë më mirë se kryetari i PDK-së, më mirë se numri një i LDK-së dhe domosdo më mirë se ai i AAK-së. Jam shumë afër të dalë më mirë edhe me numrin e përgjithshëm të LDK-së”, ka deklaruar Gërvalla.



