Andi Bushati: Ngjarjet e sotme para Kuvendit tregojnë se palët nuk mund të qëndrojnë më paqësisht në pozicionet e tyre

Analisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e sotme para Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke vlerësuar se situata politike po hyn në një fazë të re.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati tha se ngjarjet e sotme dëshmojnë se qëndrimi paqësor i palëve në pozicionet e tyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur.

banner

“Ngjarjet e sotme para parlamentit tregojnë se qëndrimi i palëve paqësisht në pozicionet e tyre po bëhet i pamundur”, ka shkruar ai.

Komenti i Bushatit vjen pas tensioneve të shënuara jashtë ambienteve të Kuvendit, ku protestuesit u përplasën me forcat e policisë, ndërsa disa persona, mes tyre edhe Dritan Goxhaj, u shoqëruan në komisariat.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.