Bislim Zyrapi e konfirmon se Dritan Goxhaj ishte në UÇK: Ishte i kyçyr në Operacionin Shigjeta

Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka folur rreth një teme të ngritu ditëve të fundit nëse Dritan Goxhaj ishte ushtar i UÇK-së.

Madje, disa media në Kosovë të afërta me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kritikuan Goxhajn, duke shkruar se kishte gënjyer se ishte ushtar i UÇK-së.

banner

Megjithatë, në një intervistë për Report TV, Zyrapi e ka konfirmuar se Goxhaj ishte nën urdhrat e tij gjatë operacionit Shigjeta.

“Është e vërtetë dhe të kuptohet një sen. Unë kam qenë në atë kohë, kur Dritani është kyçyr, kam qenë komandant i operacionit Shigjeta. Kam drejtuar gjithë atë operacionin. Dhe Dritani ka qenë i kyçyr, pra ka qenë e pjesë e operacionit”, tha Zyrapi hpër Report TV, transmeton Gazeta Politika.

“Të gjithë janë vijë të frontit. Qoftë prapavija, edhe veprimet e tjera, mund të jenë edhe prapavijë. Ka dhe dokumente të tjera që tregojnë në cilën kohë ka qenë i kyçur” – shtoi Zyrapi.

“Mbas 30 vitesh të flitet për këtë çështje, nuk e di. Dritani nuk është prezantuar si ish ushtar i UÇK, apo në emër të UÇK, apo në emër të veteranit”, u shppreh ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës” – përfundoi ish-shefi i operacionit Shigjeta, Bislim Zyrapi.

Sjellim ndër mend që Zyrapi, officer i shkolluar, ishte pjesë edhe e luftës në Bosnje kundër Serbisë, duke qenë një nga udhëheqësit e njësisë speciale të palës boshnjake në përpjekjen për mbrojtjen e suksesshme të Sarajevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.