
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas dy ditëve protestë të dhunshme në Tiranë, duke paralajmëruar se përgjegjësit për dëmet e shkaktuara do të mbajnë përgjegjësi. Ai e fajësoi opozitën për këto protesta duke thënë se e duan Shqipërinë në humnerë.
Rama e bëri këtë deklaratë sot në mëngjes nga ambientet e zyrës së Kolegjit të Evropës, e cila u shkatërrua gjatë protestës.
Ai e cilësoi atë si simbol të asaj që ndodhi në kryeqytet, duke akuzuar opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.
“Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kthehen kurrë më pas. E ardhmja është e studentëve dhe e shqiptarëve. Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës që e do Shqipërinë në humnerë”, u shpreh Rama.
Ai ka thënë se, pavarësisht asaj që ndodhi, Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt Evropës dhe nuk do të lejojë kthimin pas.
Në dy ditët e fundit, në protestat që po organizohen nga studentët, ka shpërthyer dhuna. Protestuesit kanë sulmuar institucione, objekte e kanë demoluar shenjat e trafikut dhe rrethojat. Gjithashtu, ua kanë vënë flakën disa objekteve. Ata po kërkojnë dorëheqjen e Ramës.



