
Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, ka folur në lidhje me protestën në Shqipëri, e cila ka më shumë se një muaj që po vazhdon.
Në një prononcim për Gazetën Politika, Shehaj ka vlerësuar se mediat nuk po e portretizojnë thelbin e Revolucionit të Flamingove, sikurse njihet ndryshe vala e protestave kundër Edi Ramës dhe establishmentit tradicional politik.
Tutje, ai ka theksuar se nuk po protestohet kundër investimeve.



