Rashiq: Serbia ushtroi presion ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka akuzuar Serbinë dhe Listën Serbe për ushtrim presioni ndaj serbëve të Kosovës gjatë procesit zgjedhor.

Në një deklaratë për Ekonomia Online, Rashiq tha se qytetarët janë përballur me largime nga puna, kërcënime, marrje në pyetje dhe forma të ndryshme të presionit psikologjik e fizik.

banner

Sipas tij, disa qytetarë janë mbajtur për orë të tëra në bodrume dhe janë detyruar të dëshmojnë mënyrën se si kanë votuar.

Rashiq hodhi poshtë akuzat e Listës Serbe për “inxhiniering politik”, duke thënë se të njëjtat pretendime përsëriten pas çdo procesi zgjedhor.

Ai vlerësoi se qëllimi i këtyre veprimeve është dobësimi i institucioneve të Kosovës dhe përdorimi i komunitetit serb si mjet presioni politik.

“Lista Serbe është vetëm një degë e SNS-it dhe e Partisë së Vuçiqit”, deklaroi Rashiq.

Sipas tij, pavarësisht fushatës së frikësimit, presionet kanë sjellë rritje të mbështetjes për subjektin politik që ai përfaqëson.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.