Kurti: Takimi me Hamzën ishte konstruktiv, për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka vlerësuar “konstruktiv” takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ai ka thënë se beson se edhe takimi i pasdites me kryetarin e LDK-së do të jenë në një frymë pozitive, derisa ka kritikuar atë të Aleancës për refuzim të ftesës për takim.

“Uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotëroj edhe në vijim dhe në përputhje me afatet të konstituojmë institucionet. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera kontruktive duhet të vazhdoj të mbizotëroj”, ka thënë ai.

banner

Kurti ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë, ndërsa shtoi se për këtë pozitë duhet një figurë konsensuale.

“Pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale, dikush i asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuar kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit… Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për zgjedhjen e presidentin të gjithë kemi përgjegjësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.