Kurti njofton: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri të Kosovës

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në katër komunat veriore po zhvillohet sipas planit, ndërsa për 115 vende të reja pune janë regjistruar mbi 900 aplikime.

Në një intervistë për RTK-në, Kurti tha se interesimi i profesionistëve ka qenë i madh.

banner

“Fatmirësisht, thirrjes sonë, shpalljes së konkurseve dhe videomesazheve të kompanisë, por edhe të kryeministrit që ftoi profesionistët të aplikojnë, iu përgjigj një numër i madh i profesionistëve të fushës. Për 115 pozitat që kemi rekrutuar kemi pasur mbi 900 aplikime”, tha ai.

Sipas tij, procesi është mbështetur nga institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Ka qenë një punë e jashtëzakonshme e stafit tonë dhe e një ekipi të shkëlqyeshëm në kompani. Mbështetje kemi pasur edhe nga Ministria e Ekonomisë, GIZ-i gjerman dhe Zyra e Bashkimit Evropian, dhe po e mbyllim këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se kompania ka përmirësuar kushtet për punonjësit, duke rritur pagat dhe përfitimet.

“Kushtet e punës në kompani janë mbi mesataren e Kosovës. Kemi rritur të hyrat e stafit për rreth 53 për qind, kemi rritur shujtën dhe kemi siguruar sigurim shëndetësor. Stafi është shumë i kënaqur. Me 115 punonjësit e rinj tashmë jemi një ekip prej rreth 380 punonjësish”, deklaroi ai.

Kurti bëri të ditur se ka nisur edhe vendosja e ujëmatësve në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, ndërsa institucionet në këto komuna kanë pranuar faturat e para.

“Faturat e para për institucionet në këto dy komuna i kemi dërguar në muajin maj dhe presim pagesat e para zyrtare. Më pas do të vazhdojmë me bizneset në të katër komunat veriore dhe faza e tretë do të jetë për amvisëritë”, tha ai.

Sipas drejtorit të KRU “Mitrovica”, procesi i furnizimit me ujëmatës për pjesën veriore ka hyrë në fazën përfundimtare.

“Me ndihmën e Ministrisë së Ekonomisë kemi përmbyllur procesin e tenderimit për blerjen e ujëmatësve. Nëse gjithçka shkon sipas planit, nga 1 gushti do të fillojë vendosja e tyre edhe nëpër amvisëri. Ndërsa nga 1 tetori do të fillojë arkëtimi i pagesave edhe nga bizneset, edhe nga amvisëritë”, bëri të ditur Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.