
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar këngëtaren Dua Lipa për organizimin e Sunny Hill Festival dhe për solidarizimin e saj me protestat në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri e cilësoi Dua Lipën si një yll botëror të muzikës dhe një patriote kombëtare.

“Dua Lipa yll botëror i këngës dhe yll patriote kombëtare. Festivali i saj ‘Sunny Hill’ po i sjell lumturi, gëzim dhe afirmim të imazhit ndërkombëtar të Kosovës dhe kombit shqiptar çdo vit”, ka shkruar Tahiri.
Ajo tha se i ka pëlqyer edhe solidarizimi i këngëtares me protestat në Shqipëri.
“Më pëlqeu po ashtu solidarizimi i saj me flamingo protestat në Shqipëri. Të lumtë Dua, suksese pafund”, ka shkruar Tahiri.



