Daut Haradinaj paralajmëron Albin Kurtin: Rruga është e vetmja rrugë për ta kthyer Kosovën në binar

Ish- deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar protesta kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se “rruga është e vetmja rrugë” për ta rikthyer Kosovën, sipas tij, në binarët e një shteti demokratik.

“E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”, ka shkruar Haradinaj.

banner

Ai ka renditur një sërë çështjesh për të cilat konsideron se vendi duhet të ndryshojë drejtim, duke nisur nga raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qasja ndaj Serbisë.

“Ku aleati historik, Amerika, respektohet. Ku Serbia sanksionohet me 100 për qind. Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro. Ku projektet amerikane janë strategji shtetërore e jo tallje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka përmendur gjithashtu trajtimin e barabartë të qytetarëve, mbështetjen për prodhuesit vendorë, të drejtat e punëtorëve, pozitën e ushtarëve dhe policëve, si dhe gjendjen në arsim e shëndetësi.

Haradinaj ka kërkuar një Kosovë “ku familja rritet në Kosovë e jo në Skandinavi” dhe “ku populli nuk gënjehet, por i thuhet e vërteta”.

Në fund të reagimit, deputeti i AAK-së i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke paralajmëruar zhvillime politike në muajin e ardhshëm.

“Pra, shtatori po vjen, Albin”, ka përfunduar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik:

Ku aleati historik, Amerika, respektohet.
Ku Serbia sanksionohet me 100 për qind.
Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro.
Ku projektet amerikane janë strategji shtetërore e jo tallje.
Ku shteti i trajton qytetarët e vet të barabartë, e jo me ne dhe ata.
Ku punohet e nuk flitet.
Ku vlera respektohet e nuk anatemohet.
Ku prodhuesi i Kosovës e ka shtetin partner e jo armik.
Ku tregu i Kosovës është për kosovarët.
Ku punëtorit i respektohet puna.
Ku ushtari nuk të padit.
Ku polici ka dinjitet.
Ku arsimi është prioritet.
Ku spitali të shëron e jo të sëmun’.
Ku rrugët ndërtohen e nuk shkatërrohen.
Ku familja rritet në Kosovë e jo në Skandinavi.
Ku populli nuk gënjehet, por i thuhet e vërteta.
Aty ku serbët nuk lejohen të regjistrohen me dëshmitarë edhe pas krimeve të kryera.

Pra, shtatori po vjen, Albin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.