Ian Bremmer: Marrëdhëniet e SHBA-së me Kanadanë dhe Evropën janë dëmtuar përgjithmonë, Kina përfituesja kryesore

Politologu dhe analisti amerikan Ian Bremmer ka vlerësuar se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kanadanë dhe Evropën kanë pësuar dëme të përhershme.

Sipas Bremmerit, ende ekziston mundësia që të kufizohet shkalla e dëmit, por ai nuk beson se mund të rikthehet niveli i mëparshëm i besimit dhe harmonizimit mes aleatëve.

banner

“Marrëdhëniet SHBA–Kanada dhe SHBA–Evropë janë dëmtuar në mënyrë të përhershme. Ende mund të bëhet shumë për ta kufizuar shkallën e këtij dëmi, por është e pamundur të rikthehet niveli i besimit dhe i harmonizimit që ekzistonte në aleancat e mëparshme”, ka shkruar Bremmer.

Sipas tij, shteti që përfiton më së shumti nga dobësimi i këtyre marrëdhënieve është Kina.

“Kina është përfituesja kryesore”, ka përfunduar Bremmer.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.