
PDK i ka shkruar sërish një letër Avni Deharit të VV, duke i kërkuar ta ftojë vazhdimin e seancës.
PDK ka njoftuar se sërish nesër do të jenë në Kuvend.

Postimi i plotë:
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.
PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Koha: 11:00
Vendi: Salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje.
Ju mirëpresim!



