Deputetët e PDK-së bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bllokuar edhe të premten hyrjen në objektin e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në orët e mëngjesit, deputetët e PDK-së janë vendosur para hyrjes së Qeverisë, duke vazhduar aksionin e nisur një ditë më parë.

banner

Edhe të enjten, deputetët e kësaj partie kishin bllokuar hyrjen e objektit të Qeverisë.

Ky veprim i PDK-së vjen në kuadër të aktiviteteve të paralajmëruara nga kjo parti lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në vend.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.