Fotoja e Salit me Kurtin, Manxhuka: Nuk bëjmë detektorin e askujt, e përgëzojmë AKI-në për punën

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka reaguar në lidhje me fotografinë e Fehim Salit, i dyshuar si spiun i BIA-s, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Manxhuka ka përgëzuar punën e AKI-së.

banner

Postimi i plotë:

Dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti i ka pritur në këto pesë vjet e gjysmë. Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.