
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka reaguar në lidhje me fotografinë e Fehim Salit, i dyshuar si spiun i BIA-s, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Manxhuka ka përgëzuar punën e AKI-së.

Postimi i plotë:
Dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti i ka pritur në këto pesë vjet e gjysmë. Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën.



