
Uran Ismaili, deputet i PDK-së, ka folur për situatën politike në Kosovë.
Ai ka pasur kritika ndaj VV-së.

“Logjika sipas së cilës nuk respektohet ligji, por pushteti, është mentalitet i bandave. Ai mentalitet nuk ka vend në Kosovë dhe duhet të çrrënjoset. Nëse një pushtet e rrëzon Kushtetutën për interesin e vet, atëherë bie siguria juridike dhe askush nuk mund të ndihet më i mbrojtur”, tha Ismaili.
“Nuk do ta pranojmë. Nuk do ta normalizojmë. Dhe nuk do ta lejojmë. Prandaj, z. Kurti: eja në Kuvend. Thirre seancën. Mos ik dhe mos u fshih pas Avni Deharit. Konstituoje Kuvendin. Respektoje Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Ismaili.



