James Rubin: Themelimi i Gjykatës Speciale ishte gabim, SHBA nuk e udhëhoqi nismën

Ish-diplomati amerikan thotë se themelimi i Dhomave të Specializuara të Hagës mund të ketë qenë gabim, por shpreson për lirimin e Thaçit dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë shteti kryesor pas nismës për krijimin e Dhomave të Specializuara të Hagës për Kosovën. Ai tha se ishte Bashkimi Evropian ai që e promovoi këtë gjykatë për të treguar se Kosova po ndiqte sundimin e ligjit.

banner

“Duhet ta them se nuk kam qenë në qeveri kur ka ndodhur kjo. Sa më kujtohet, ka qenë gjatë administratës së parë të Trumpit dhe nuk mund të jem i saktë sa i përket kësaj. Nuk mendoj se ka qenë SHBA-ja motori kryesor prapa Tribunalit të Hagës, por ka qenë Bashkimi Evropian,” tha Rubin.

Ai shtoi se liderët evropianë dëshironin që Kosova të formonte Gjykatën Speciale dhe se, megjithëse SHBA-ja e mbështeti idenë, nuk ka qenë ajo nisma kryesore.

Rubin gjithashtu vuri në dukje se themelimi i Speciales mund të jetë parë si gabim në retrospektivë, por theksoi rëndësinë e procesit gjyqësor dhe shprehu shpresën për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarve të tjerë.

“Sipas të gjitha gjasave, mendoj se ka qenë gabim në retrospektivë themelimi i kësaj gjykate. Por, sidoqoftë, ka qenë e rëndësishme të ndiqeshin dhe të dëgjoheshin gjyqtarët, dhe besoj se pasi të përfundojë e gjithë kjo, do të lirohet Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë,” theksoi Rubin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.