Çitaku me mesazh emocional: Faleminderit, Bedri! E more përgjegjësinë e krytearit jo për ambicie personale

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka falënderuar Bedri Hamzën, pas dorëheqjes nga kreu i partisë.

Ajo ka vlerësuar se Hamza nuk e mori partinë për ambicie personale, por nga nevoja për t’i shërbye PDK-së dhe Kosovës.

Postimi i plotë:

Faleminderit, Kryetar!

Faleminderit Bedri!

Sot, kur Bedri Hamza përmbylli angazhimin e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dua ta falënderoj përzemërsisht dhe publikisht për përkushtimin dhe mirëkuptimin gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët në këtë nivel bashkëpunimi.

Bedri, ka qenë kënaqësi dhe nder të punojmë bashkë. Në një periudhë intensive, me tri palë zgjedhje nacionale në mes, maturia dhe besimi yt na kanë dhënë forcë për të ecur përpara.

Ti e more përgjegjësinë e kryetarit i shtyrë nga nevoja për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, jo për ambicieje personale. Në një kohë të vështirë, ky angazhim ishte edhe në shërbim të çlirimtarëve tanë në Hagë, për të cilët u angazhove me tërë qenien.

Jam e bindur se kemi ende shumë punë të mira për të bërë së bashku për PDK-në dhe Kosovën.

Faleminderit për të gjitha, Bedri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.