
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka reaguar pas nisjes së punimeve për autostradën Shkup–Bllacë, duke e cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme për afrimin mes Shkupit dhe Prishtinës.
Ai ka thënë se autostrada që lidh dy kryeqendrat është nisur sot, ndërsa dita është përmbyllur me një drekë miqësore.

“Kurrë më afër nuk kemi qenë. Autostrada që lidh Shkupin me Prishtinën u nis sot, e një ditë kaq të rëndësishme s’kishim si ta mbyllnim më mirë sesa me një drekë miqësore, që simbolizon afërsinë dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes nesh”, ka shkruar Mexhiti.
Nisja e punimeve për autostradën Shkup–Bllacë u shënua sot me ceremoninë e vendosjes së gurthemelit, ku morën pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Projekti synon të përmirësojë lidhjen rrugore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit mes Shkupit dhe Prishtinës.



