Daniel Serwer: Prania e ushtrisë amerikane në Kosovë është mbështetja më e rëndësishme

Profesori i Universitetit Johns Hopkins tërheq vërejtjen për rënien e raporteve bilaterale me SHBA-në dhe sugjeron forcimin e lidhjeve me aleatë të tjerë.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka tërhequr vërejtjen ndaj qeverisë në detyrë të Kosovës për rënien e raporteve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e pranisë së trupave amerikane në vend.

banner

Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty,” tha Serwer për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se Kosova duhet të forcojë marrëdhëniet edhe me aleatë të tjerë, sidomos në kohën kur SHBA-ja është e angazhuar me prioritete globale të tjera. Si opsione të rëndësishme, ai përmendi Japoninë, Korenë e Jugut dhe Greqinë.

Ka opsione të tjera, edhe pse asnjëri nuk është i mirë si amerikanët. Por, nëse bashkoni një grup miqsh, mund ta kompensoni disi humbjen e vëmendjes amerikane. Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e Kosovës po e bën këtë, dhe është e vështirë për një qeveri në detyrë ta bëjë këtë,” tha ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.