
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në Kanal 10 se shkuarja në zgjedhje të reja nuk është agjendë e anëtarësisë së partisë së tij, por, sipas tij, një agjendë e shtyrë nga Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala.
Abdixhiku ka thënë se kjo është një “agjendë e thellë” dhe ka shtuar se nuk është mirë kur, siç është shprehur ai, Haxhiu dhe Buzhala “ta çajnë hallin”.

Ai ka kritikuar edhe përfaqësues të LDK-së që janë shfaqur në protesta së bashku me figura të tjera politike.
Sipas tij, njerëzit që përfaqësojnë votuesit e LDK-së nuk mund të protestojnë bashkë me Sami Lushtakun.
Abdixhiku i ka lidhur këto qëndrime me debatin e brendshëm në LDK rreth marrëveshjes për presidentin dhe mundësisë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.



