I dyshuari për spiunazh i kërkoi BIA-s përdorimin e “dajakut” që të sigurojë vota për Vuçiqin

Fehim Sali, i arrestuar nga autoritetet e Kosovës me dyshimin për spiunazh kishte kërkuar që të përdoret edhe detyrimi me forcë ndaj goranëve për të votuar për Vuçiqin dhe partinë e tij – SNS, shkruan KOHA.

Sali që gjendet në paraburgim dhe ka pranuar se është rekrutuar nga shërbimi serb, gjatë një bisede telefonike me një zyrtar të BIA-s, e të cilën përmbajtje e ka siguruar KOHA, i tregon atij për listën e votuesve dhe për personat që po refuzojnë ta votojnë Vuçiqin. Avokati i Salit, i angazhuar një ditë më parë, Ahmer Alia, nuk ka dashur të komentojë lidhur me aktivitetin e klientit të tij. Para se të angazhohet Alia, nga mbrojtja dhe me kërkesë të familjes së tij janë tërhequr tre avokatë

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, nuk ka kryer vetëm veprime informuese për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), por ka qenë i angazhuar në Kosovë edhe për qëllime elektorale.

banner

Nga një audioincizim të cilin e ka siguruar KOHA, dëgjohet se si Sali i ofronte informacione zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, lidhur me regjistrimin e personave nga komuniteti goran në Kosovë në listën zgjedhore dhe angazhimin e tij që të njëjtit të votojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe partinë e tij, në zgjedhjet e vitit 2024.

Gjatë bisedës së “përgjuar”, Sali i jepte Matoviqit detaje rreth procesit, madje i tregon për personat të cilët nuk pranuan të nënshkruajnë.

“Halo, si je, a të kam mirë? Ja asgjë, unë jam poshtë në Gore, gjithçka OK, tash po i paketoj këto letrat te cilat m’i ka dhënë Nikolla, por në një mënyrë më ndryshe duhet të bëhet kjo. Dhe tani, së pari po i kaloj këto që m’i dha (nuk kuptohet), ndërsa në ndërkohë i kompletoj, dhe i kam të shkruara me dorë kush ka thënë “JO”, pasi që ashtu është e cekur por çfarë të bëjmë”, i thotë Sali Matoviqit.

Në bisedën me oficerin e BIA-s, Sali dëgjohet duke i rekomanduar atij që disa gjëra të shtyhen edhe me përdorimin e forcës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.