Rrahja e Edit, aktivizohet Prokuroria e Pejës: Joz Markut i lëshohet urdhër ndalimi në Kosovë

Zdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se prokurori kujdestar ka hapur rast penal ndaj Jozefin Markut, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Sipas Nikçit, rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, të kryer ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K., inicialet e të cilit i referohen Edi Kuçit.

banner

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, ka deklaruar Nikçi për Express.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, vendosjen në “stop-listë” të të dyshuarit, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore ndaj tij.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij”, ka thënë Nikçi.

Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë në bazë të dispozitave të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas saj, zbatohet edhe ndaj personave të huaj që kryejnë vepra penale jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.