Hoxhaj: Kosova s’ka asnjë raport me ShBA, ku fjala marrëdhënie mund të vlente

Enver Hoxhaj, deputet i PDK, ka folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë në këto vitet e fundit.

Hoxhaj ka pasur kritika të ashpran ndaj Albin Kurtit, kryeministër në detyrë, ku ka kritikuar për marrëveshjen e Ohrit.

banner

Në intervistën në Ekonomia Online, Hoxhaj ka vlerësuar se Kosova s’ka asnjë raport me ShBA ku mund të vlentë fjala “marrëdhënie”

“Unë mendoj që Kosova nuk ka asnjë raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mund të vlente fjala ‘marrëdhënie’. Çka do të thotë, ne në këtë raport marrim dhe japim diçka. Se nuk ndodh asgjë. Në të kaluarën, marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë marrëdhënie speciale, të veçanta. Ne kemi qenë një klasë politike udhëheqëse e cila ka bashkëpunuar me ta, po ata e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj të lirisë, në rrugën e saj të pavarësisë, në rrugën e saj të njohjes ndërkombëtare, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Tash nuk ndodh asgjë”, ka thënë Hoxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.