Mihali thumbon PDK-në dhe AAK-në: Kur s’ke me çka të bësh politikë, shkon në Kushtetuese për çdo temë

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të PDK-së dhe AAK-së për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pas zhvillimeve të fundit në Kuvend.

“Shumë mirë që PDK dhe AAK po ulen të shkruajnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese. Nuk e dihet pse nuk e bën që në gusht. Por duke e parë çorientimin e tyre të përgjithshëm edhe kuptohet disi”, ka shkruar Mihali.

banner

Ajo ka kritikuar partitë opozitare për adresimin e çështjeve politike dhe procedurale në Kushtetuese.

“Kur nuk di dhe nuk ka me çka të bëjë politikë një parti politike shkon në kushtetuese për çdo temë politike dhe procedurale. Pra, le të shohim se çfarë do të thotë Gjykata për këto tema”, ka thënë ajo.

Sipas Mihalit, çështja kryesore politike tash është zgjedhja e Presidentit të Kosovës.

“Ndërkohë tema e vërtetë është zgjedhja e Presidentit. Kjo çështje nuk zgjidhet me ankesa në Kushtetuese”, ka përfunduar Mihali.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.