Thaçi me thirrje për qytetarët e Kosovës: Ruajeni qetësinë

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ka dërguar mesazhet e para pas dënimit me 25 vite burgim nga ana e Gjykatës Speciale.

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, ka shkruar mesazhin e Thaçit për qytetarët e Kosovës.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, ka shkruar Mishetiq në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.