
Astrit Raci, djali i Ismet Racit, ish-kryetar i Klinës i vrarë më 23 prill 2021, i ka komentuar Avdullah Hotit, deputet i LDK, në një status.

Fillimti, çfarë shkroi Hoti?
Hoti shkroi rreth mos mbledhjes së Kuvendit edhe gjashtë ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale.
“Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeveria të veprojë. Shteti i Kosovës duhe të flasë qartë dhe me një zë në mbrojtje të dinjitetin e luftës çlirimtare dhe të interesit shtetëror të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e organeve të drejtësisë” – shkroi Hoti, ndër të tjera.

Në këtë status të Hotit, komentoi djali i Racit, vrasja e të cilit mbetet ende e pazbardhur nga drejtësia kosovare.
“Ore ti a pērnjemend nuk din asgjë apo po bëhesh që nuk di?! Ti je deputet edhe ende pa përfundu gjyqi je duke ndërhy në punët e gjyqësorit. Nëse nuk e din, edhe nuk po don me e dijtë , qe dallimi në mes të tri gjykatave në Hagë:
- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykon vetëm shtetet
- Gjykata Ndërkombëtare Penale – gjykon individët
- Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) – gjykon individët
Falë Zotit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësis, Kosova ka fituar në të drejtën e saj për pavarësi” – komentoi Raci.




