
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur në lidhje me deklarimet e Donika Gërvallës, ministre e Drejtësisë, dorëheqja e sëcilës u kërkua ditë më parë në protestën e OVL të UÇK.

Në një bashkëbisedim me studentë në ShBA, Kurti ka vlerësuar se Gërvalla ka thënë shumë gjëra.
“Donika Gërvalla ka thënë shumë gjëra por çështja është se çfarë po zgjedhni ju të shfaqni nga ato që ajo ka thënë. Mendoj se është një dëm i madh ndaj katërshës së UÇK-së, të cilët padrejtësisht janë burgosur në Hagë, që të drejtohet reagimi emocional kundër Donika Gërvallës. Nëse jeni ju kundër Kryeministrit Kurti, mos e ktheni Donika Gërvallën në objektiv dhe pastaj të provoni në këtë mënyrë ta mbroni Thaçin e të tjerët. Është reagim emocional ndaj objektivit të gabuar.” – tha Kurti




