Abdixhiku nderon Ahmet Krasniqin: Ministri i Luftës që për komandant suprem njihte Ibrahim Rugovën

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, ka përkujtuar Ahmet Krasniqin, i vrarë 28 vite më parë në Tiranë të Shqipërisë.

banner

Abdixhiku ka vlerësuar se mungesa e drejtësisë edhe pas 28 viteve rëndon mbi shtetin.

Postimi i plotë:

Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i Luftës që për komandant suprem njihte Presidentin Ibrahim Rugova, u vra 28 vite më parë, në Tiranë.

banner

Ushtarak i karrierës, strateg e atdhetar, ai i priu organizimit të mbrojtjes së Kosovës në ditët më të rënda të saj. Për të, Republika ishte betim. Mbrojtja e saj ishte detyrë. Liria e popullit të tij ishte qëllimi i jetës.

Vrasja e tij ishte goditje ndaj vetë përpjekjes sonë për liri. E sot, 28 vite më pas, mungesa e drejtësisë rëndon mbi shtetin që ai nuk arriti ta shihte të lirë.

Sot, në varrezat e Velanisë, mes familjarëve, bashkëveprimtarëve e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, nderuam Kolonel Ahmet Krasniqin!

LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tij dhe të të gjitha vrasjeve politike.

Ky zotim nuk skadon dhe këtë përgjegjësi që do ta bartim brez pas brezi. Deri në të vërtetën. Deri në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.