28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot shënohen 28 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, dhe bashkëshortes e bashkëluftëtares së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

banner

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ranë më 22 shtator 1998, gjatë luftimeve me forcat serbe në zonën e Çiçavicës. Burimet historike e evidentojnë Fehmi Lladrovcin si komandant të Brigadës 114 të UÇK-së, e cila pas rënies mori emrin e tij. 

Në të njëjtën betejë ra edhe studentja Fatime Hetemi, së bashku me luftëtarë të tjerë të UÇK-së. 

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci konsiderohen ndër figurat e njohura të organizimit të UÇK-së në Drenicë, ndërsa në sheshin e Drenasit janë vendosur edhe shtatoret e tyre. 

banner

Në përkujtim të tyre dhe të dëshmorëve të tjerë, sot nga ora 11:00 janë paralajmëruar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.