Avokati i Hashim Thaçit: Mendoj se Qeveria ishte mbështetëse

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka dhënë një intervistë në “Rubikon”, ku ka folur për zhvillimet në Gjykatën Speciale.

banner

Ai është pyetur edhe për kritikat në lidhje me mos mbështetjen e duhur nga Qeveria e Kosovës.

Prospet vlerësuar se Qeveria ishte mbështetëse.

“Adriatik Kelmendi: Gjithashtu, ka pasur shumë diskutime se si Qeveria e Kosovës po ndihmon njerëzit në Hagë. Kishte kritika për mjetet financiare që ishin dhënë, se ato nuk ishin të mjaftueshme për mbrojtje të mirë. Pra, a mendoni se ky duhet të jetë mësim tani, që të dimë se çfarë të bëjmë në procesin e ardhshëm?

banner

Pierre-Richard Prosper: Epo, unë nuk do të hyj në mbështetjen financiare. Unë mendoj se qeveria ishte mbështetëse. Dhe për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurt se çfarë tjetër mund të ishte bërë për të ndryshuar këtë rezultat. Dhe siç thashë, kjo është arsyeja pse mendoj se gjithçka ishte e përcaktuar paraprakisht. Ne kemi ngritur mbrojtjen më të mirë në historinë e gjykatave. Dhe dua ta përsëris këtë; mbrojtja më e mirë në historinë e gjykatave. Kur keni një komandant të NATO-s me katër yje, i cili ka një aparat të tërë të inteligjencës pas tij, duke dhënë informacionin dhe njohuritë, keni diplomatë të lartë nga e gjithë bota dhe kjo injorohet. Çfarë tjetër mund të bëjë një qeveri si ajo e Kosovës në këtë situatë? Kështu që mësimi që duhet nxjerrë është, siç thashë më parë, mbikëqyrja dhe përgjegjësia për këto procese. Ne nuk mund të kemi institucione të pakontrolluara dhe gjyqtarë të pakontrolluar të rishkruajnë dhe fshijnë historinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.