Quni e kujton me nderime Ahmet Krasniqin: Vepra e tij mbetet amanet për brezat

Anton Quni ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, duke vlerësuar rolin e tij në organizimin dhe strukturimin ushtarak të Kosovës.

banner

“Me nderime të thella, me mall që nuk zbehet e me zemrën plot krenari, së bashku me familjen Krasniqi, ushtarakët, bashkëluftëtarët, miqtë dhe gjithë dashamirët, u ndalëm sot pranë varrit të ish-Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit”, ka shkruar Quni.

Ai e ka quajtur Krasniqin organizator dhe vizionar të institucioneve mbrojtëse, duke thënë se ai hodhi themelet e strukturimit ushtarak në një prej periudhave më të vështira për vendin.

Sipas Qunit, Krasniqi “u vra pabesisht në rrethana që ende mbeten peng i kohës”, ndërsa ka theksuar se zbardhja e plotë e vrasjes mbetet obligim i drejtësisë.

banner

“Por amshimi i veprës së tij nuk mposhtet nga hija e krimit; mbetet obligim i pashmangshëm i drejtësisë që ta ndriçojë deri në fund të vërtetën”, ka shkruar ai.

Quni ka thënë se nderimi për figurën e Ahmet Krasniqit është një amanet për ata që kanë ndarë të njëjtin ideal dhe kanë shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kujtimi i tij do të jetë gjithmonë një fanar në udhëtimin tonë për t’i shërbyer Atdheut. Lavdi e përjetshme, e pashlyeshme dhe e ndritur jetës e veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit!”, ka përfunduar Quni.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.