Haxhiu për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Mos bëni propozime vetëm sa për t’u dukur

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur që të hënën të mbahet seanca e radhës e Kuvendit, në rend dite të së cilës do të jetë edhe miratimi i një deklarate lidhur me Gjykatën Speciale.

“Pas një mbledhjeje të gjatë dhe aspak të lehtë që kishim me kryetarët e grupeve parlamentare apo përfaqësuesit e tyre, pesë grupe parlamentare janë formuar dhe kanë dorëzuar përbërjen e tyre. Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të hënën, ku do të ketë pika të rëndësishme të rendit të ditës. Do të betohen deputetët, pastaj do të jetë edhe miratimi i një deklarate që lidhet me procesin në Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale.Jemi dakorduar në Kryesi të Kuvendit që deputetët të mos vendosen paraprakisht para një akti të kryer, mirëpo të kontribuojnë në draftimin e kësaj deklarate. Pra, që të jetë një qëndrim i Kuvendit lidhur me situatën aktuale. Ju e dini se deklaratat nuk kanë ndonjë peshë juridike, por politikisht Kuvendi ta ketë një qëndrim në raport me këtë proces”, tha Haxhiu pra mediave.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.