
Arian Tahiri, deputet i PDK, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai ka treguar se nisma ligjore e PDK rreth Gjykatës Speciale ka shkruar në Qeverinë e Kosovës.
“Në emër të partisë Kryesisë i kërkova që fillimisht Kuvendi ta ketë deklaratë të përbashkët dhe u dakorduam ta kemi deklaratën e përbashkët në seancën që do mbahet të hënën. Më e rëndësishme është nisma ligjore që e kemi dorëzuar në Kuvend dhe prej Kuvendit nisma për mendim ka shkuar në Qeveri. Andaj presioni i të gjithëve duhet të jetë te Qeveria”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.



